Raportet/ Aguero arrin marrëveshjen personale me Barçën, transferohet...

Barcelona mesa duket ka siguruar shërbimet e yllit të Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Argjentinasi që në verë do largohet nga “Etihad”, pritet t’i bashkohet gjigantit katalunas.

Sipas TyC Sports, Aguero ka arritur marrëveshje me Barcelonën dhe do të transferohet në “Camp Nou” gjatë merkatos së verës.

Qendërsulmuesi thuhet se për ta realizuar kalimin te Barcelona ka pranuar edhe zbritjen në pagë dhe klubi i ka ofruar kontratë 2-vjeçare.

Ditët e ardhshme do jenë vendimtare për Agueron, i cili kërkohet edhe nga Juventusi.