EMRI/ Zyra e PD në Kavajë u qëllua me armë zjarri, kush është i plagosuri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në Kavajë, ku është qëlluar me armë zjarri zyra elektorale e Partisë Demokratike. Në këtë ngjarje, mësohet se ka mbetur I plagosur një person. Ai është shtetasi Bledar Okshtuni që ka marrë plagë me armë zjarri në pjesën e këmbës.

Ky I fundit është dërguar në spitalin e Kavajës, ku thuhet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rastin.