VIDEO/ Ja si u rrahën kandidatët socialistë në Durrës

Edhe pse e kanë mohuar ngjarjen, pamjet e para filmike tregojnë se kandidatët socialistë në Durrës janë përfshirë në një konflikt fizik midis tyre.

Në vendngjarje siç shikohet kanë shkuar edhe forca të shumta policie.

Përplasja fizike midis kandidatëve socialistë Alban Xhelili dhe Erion Metka, ka ndodhur në orët e mesditës në zonën e Plazhit në Durrës. Shkak për këtë sherr ku janë përfshirë edhe shtabet përkatëse është bërë mbledhja e votave dhe përfshirja në zonën e influencës së njëri-tjetrit/

Aktualisht në polici është shoqëruar shefi i shtabit të PS në Durrës, ndërkohë që vetë policia është përpjekur ta fshehë si ngjarje.