FOTO/ Momenti kur kandidatët socialistë rrihen për vota në Durrës

Dy kandidatë socialistë janë përfshirë ditën e sotme në një konflikt fizik në lagjen nr. 8 në Durrës, ku në qendër ka qenë mbledhja e votave.

Syri Tv ka siguruar pamjet e këtij sherri ku janë përfshirë edhe persona të tjerë, midis tyre edhe shefi i shtabit të PS në Durrës, i cili është shoqëruar në polici.

Kandidatët e Partisë Socialiste që janë konfliktuar janë Alban Xhelili dhe Erion Metka.