", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/April/19/auto_-640-0-607d72b40e4271618847564.png", "width": 900, "height": 506 } }

‘Ata vranë një fëmijë’/ McDonald’s kthehet në një skenë tmerri

Një vajzë në moshën 7-vjeçare u vra nga të shtënat me armë dhe babai i saj u plagos rëndë, ndërsa ishin ulur në një makinë pranë McDonald’s.

Policia, ka identifikuar babanë si 29-vjeçarin Jontae Adams dhe vajzën e tij si Jaslyn.

Bëhet e ditur se të shtënat ndodhën rreth orës 16:18 pasdite, në lagjen Homan Square të Windy City.

Një punonjës McDonald’s, i cili kërkoi të mbetej anonim, i tha “Ghikago Sun-Times”, se dy njerëz dolën nga një makinë gri dhe filluan të qëllonin në drejtim të makinës së Adams.

Policia tha se dy viktimat ishin brenda një automjeti afër një parkimi kur dëgjuan të shtëna armësh.

Vajza, u qëllua “shumë herë” në trup dhe babai u godit në trup gjithashtu, tha policia.

Një video e xhiruar nga një kalimtar i rastit në vendngjarje, tregon oficerët duke tërhequr viktimat nga makina.

Në momentin që oficerët tërheqin vajzën 7-vjeçare nga ana e pasagjerit, një person jashtë kamerës të dëgjohet duke bërtitur: “Oh …! Ata vranë një fëmijë!”