Përleshen për votat kandidatët e PS-së në Durrës

Dy kandidatë të Partisë Socialiste në Durrës mësohet se janë rrahur me njëri-tjetrin.

Ata janë Alban Xhelili dhe Erion Metka. Ngjarja ka ndodhur në zonën nr 8 në plazhin e Durrësit.

Në këtë ngjarje janë përfshirë 8 persona, midis të cilëve edhe dy kandidatët e sipërpërmendur të PS-së.

Në këtë përplasje fizike është përfshirë edhe shefi i shtabit të PS-së në zonën e plazhit, Eri Kapllani.

Ky i fundit raportohet se është shoqëruar në komisariat.