Shpërthen Ceferin: Agnelli mashtrues dhe gjarpër! Pasi më gënjeu, fiku telefonin!

Sulmi i ashpër nga presidenti i UEFA-s Aleksandar Ceferin ndaj presidentit të Juventusit, dhe tani ish-presidentit të ECA, Andrea Agnelli.

“Unë kurrë nuk kam parë një person të gënjejë kaq shumë herë dhe të jetë aq këmbëngulës sa ai.

E dëgjova atë të shtunën pasdite, biseduam në telefon dhe ai më siguroi se ishin të gjitha gënjeshtra. Me sa duket, lakmia lejon që të gjitha vlerat njerëzore të avullojnë…”

Ceferin tha që Agnelli i telefonoi atij të shtunën në mëngjes për të thënë se do të mbështeste reformën e UEFA Champions League sot.

Ata patën një takim të ri telefonik një orë pas asaj telefonate, por më pas ai e fiku telefonin.

“Pastaj një ditë pasi ai fiku telefonin bëri njoftimin. Vetëm një pjesë e vogël e botës së futbollit është e korruptuar. i verbër nga lakmia! Ata nuk kujdesen për futbollin. Disa klube nuk mendojnë për golat e shënuar por për llogari bankare. Unë kam njohur disa gënjeshtarë dhe shumë njerëz të mirë. Ne nuk menduam se mund të kishte gjarpërinj në federatën tonë”.

Ceferin pastaj sulmoi gjithashtu Ed Ëoodëard, nënkryetar i Manchester United: “Të enjten në mbrëmje ai më thirri duke thënë se ishte shumë i kënaqur dhe mbështeste plotësisht reformat.

E vetmja gjë për të cilën donte të fliste ishte FFP, kur padyshim që ai tashmë kishte nënshkruar diçka. tjetër si SuperLeague…”.