‘Mund të vdesi brenda pak ditësh’/ Rusia vendos të dërgojë në spital udhëheqësin e opozitës

Ditë ne sotme, Shërbimi Ndëshkimor Shtetëror rus njoftoi se udhëheqësi i opozitës, Alexei Navalny do të shtrohet n spital, pasi tashmë ka hyrë në javën e tretë të një greve urie.

Ky vendim vjen dy ditë, pasi mjeku i Navalny tha se shëndeti i tij po përkeqësohej dhe politikani 44-vjeçar mund të vdiste në çdo kohë.

Mediat e huaja shkruajnë se shërbimi Shtetëror i Burgjeve (FSIN) tha se Navalny do të dërgohet në një spital të dënuarish të vendosur në një objekt tjetër në Vladimir, një qytet 180 kilometra në lindje të Moskës. Sipas të njëjtit njoftim, gjendja e Navalny ishte “e kënaqshme” dhe ai ra dakord të merrte disa vitamina.