Aksident i trefishtë në Tiranë-Durrës, disa të plagosur

Një aksident i trefishtë automobilistik është shënuar në orët e mesditës.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Si pasojë e kësaj përplasje mësohet se kanë mbetur të plagosur disa persona.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.