", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/April/19/auto_maxresdefault-5-1024x5761618839499.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Dua Lipa thyen rekordin e radhës: 'Future Nostalgia' albumi më i dëgjuar në Spotify

Duket se sukseset nuk kanë të sosur për këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipën.

Këngëtarja, e cila në mes të pandemisë solli albumin e dytë “Future Nostalgia”,  vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas një viti.

I njëjti projekt u prit shumë mirë nga publiku dhe deri më tani ka thyer çdo rekord botëror.

Ajo ka shënuar një tjetër sukses, dhe këtë e ka dëshmuar faqja ‘dlipanews’.

“Future Nostalgia nga Dua Lipa është tashmë albumi më i transmetuar i lansuar në 2020 në platformën Spotify me 4.7 miliardë transmetime. Renditet si albumi i 23-të më i transmetuar në histori në Spotify”, thuhet në njoftim.

Në vetëm katër muajt e parë, "Future Nostalgia" i Dua Lipës renditet si albumi më i shitur i vitit 2021 në Mbretërinë e Bashkuar

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DLIPANEWS ? (@dlipanews)