Dy të plagosur brenda Xhamisë së Rrugës së Kavajës

Një sherr mes disa personave ka ndodhur brenda ambienteve të Xhamisë së Rrugës së Kavajës.

Për pasojë 2 persona, besimtarë kanë mbetur të plagosur me thikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë mesditës së sotme.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.

Burime nga policia thanë se, autori i plagosjes është neutralizuar dhe arrestuar, ndërsa pritet të sqarohen detaje të tjera.