Ramën e lënë nervat, braktis në mes intervistën me Babaramon

Kreu i PS-së, Edi Rama duket se e ka humbur qetësinë një javë para zgjedhjeve.

Mësohet se ai ka ndërprerë në mes një intervistë me gazetarin Ilir Babaramo duke refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të tij.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë gazetari sot në Facebook.

‘Një intervistë e ndërprerë në mes nga Edi Rama gjatë regjistrimit, i cili refuzoi t’i përgjigjej më shumë se gjysmës se pyetjeve sot paradite duke hequr mikrofonat dhe duke u larguar në mënyrë të beftë.

Ndiqni në orën 20.55 çfarë ndodhi sot në studion e ‘5 Pyetjet’’- shkruan Babaramo duke lajmëruar këtë incident që i ka ndodhur gjatë intervistës me kreun e qeverisë.

Disa ditë më parë ai hoqi mikrofonat dhe ndërpreu dhe një intervistë live me gazetarin Endri Xhafo, duke refuzuar t’u përgjigjej pyetjeve të tjera të tij dhe panelit të gazetarëve.