Shpërthen cisterna e naftës në Niger, të paktën 12 viktima

 

Të paktën 12 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të një cisterne me naftë në Benueu të Nigerisë, transmeton Anadolu.

Koordinatori i Organizatës kombëtare për siguri të pasagjerëve (FRSC) në Benueu, Yakubu Muhammed për mediat lokale deklaroi se u përmbys një cisternë me karburant e cila lëvizte në rrugën Oshigbudu-Obagaji, pas çka erdhi deri te shpërthimi.

Muhammed tha se 12 persona humbën jetën, mes të cilëve tri gra dhe një fëmijë, ndërsa janë lënduar shumë persona.

Ai shtoi se gjendja e disa të lënduarve është shumë e rëndë.

Si pasojë e shpërthimit pati edhe dëme materiale në objektet e afërta banesore dhe afariste.