Rasti ekstrem i pacientit të flakur nga Qeveria: 6,5 mln lekë për Covid, asnjë rimbursim!

Flamur Noka, kandidati i PD-së në Vorë, ka hasur një rast ekstrem të braktisjes së një familjeje nga shteti. Kryefamiljari po lufton prej dy muajsh me pasojat e COVOD-19 dhe për kurimin ka shpenzuar deri tani 6,5 milionë lekë, pa u rimbursuar absolutisht nga qeveria.

“Qëndroj në shtrat prej dy muajsh me oksigjen për shkak të Covid dhe pasojave që më ka lënë ai, por ju jeni i pari që keni ardhur për të më parë" - i tregoi Nokës, Fatmir Karanxha nga fshati Picarë i Vorës.

“Rrëfimi i Fatmirit e nxjerr bllof Rilindjen dhe propagandën e saj, - u shpreh kandidati i PD-së lidhur me këtë rast trishtues. - Të luash me shëndetin e qytetarëve është krim! Këtë mënyrë qeverisjeje do ta largojmë me 25 prill!  Qytetarët shqiptarë meritojnë të trajtohen me dinjitet!”- tha Noka.