Fauci: Vendimi për vaksinën Johnson - Johnson merret deri të premten

Vaksina Johnson dhe Johnson kundër Covid 19, përdorimi i të cilave është pezulluar në Shtetet e Bashkuara, duhet të përdoret përsëri, me kufizime të mundshme dhe vendimi duhet të shpallet deri të premten, tha këshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë Anthony Fauci.

"Unë nuk mendoj se pushimi do të zgjasë më shumë se e premtja. Ne ndoshta do të kemi një vendim," i tha Fauci ABC News, duke folur për një grup ekspertësh të cilët duhet të takohen së shpejti për të shqyrtuar lidhjen e mundshme midis vaksinës dhe formimit të mpiksjes së gjakut.

Ai shprehu besim se vaksinimi do të vazhdojë, me kufizime të mundshme që lidhen me moshën ose gjininë, ose thjesht me një paralajmërim.

Uashingtoni pezulloi përdorimin e vaksinës të martën në mënyrë që të kryejë një hetim në gjashtë gra në Shtetet e Bashkuara që morën mpiksje serioze gjaku, në kombinim me një numër të vogël të trombociteve pas vaksinimit.

Ekspertët u takuan për herë të parë të mërkurën, kur ranë dakord se u duhet më shumë kohë për të marrë një vendim mbi përdorimin e vaksinës.

Fauci theksoi se mpiksjet e gjakut janë një dukuri shumë e rrallë dhe shpjegoi se vaksinimi u pezullua përkohësisht, në mënyrë që ekspertët të rishikonin situatën dhe të siguroheshin që ata të kishin të gjitha informacionet e nevojshme.