SPAK u kërkon bazën e të dhënave, Shkullaku dhe Bushati nuk pranojnë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në mungesë të trajtimit të nxjerrjes së të dhënave nga database i PS si krim elektoral, kanë kërkuar nga gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, që të dorëzojnë të dhënat e 910 mijë qytetarëve të Tiranës që në fakt janë në duart e qindra socialistëve.

Mësohet se GJKKO, me kërkesë të SPAK, ka vendosur të detyrojë drejtuesit e portalit “Lapsi.al”, që publikoi i pari të dhënat, të dorëzojnë databasën me të dhënat personale të 910 mijë personave.

Por drejtuesit e portalit, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati, kanë refuzuar t’i dorëzojnë materialin GJKKO për të ruajtur burimin, që sipas tyre mund të vihet në rrezik për shkak se është dhe vetë një anëtar i socialistëve.

Vetë kryeministri Edi Rama jo vetëm që e ka pranuar që patronazhistët dhe database me të dhënat e qytetarëve ekziston, por i ka lavdëruar ata publikisht në një takim që mbajti ditën e djeshme në Tiranë.