Shtëpia e Bardhë: Do të ketë pasoja nëse Navalny vdes në burg

Këshilltari i sigurimit kombëtar të Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, tha në programin "Shteti i Kombit" të CNN se qeveria e SHBA i tha Rusisë se do të "kishte pasoja" nëse kritiku i Kremlinit Alexei Navalny vdes në burg. "Ne i kemi përcjellë qeverisë ruse se ajo që po ndodh me z. Navalny ndërsa ai është në burg është përgjegjësia e tyre dhe se bashkësia ndërkombëtare do ta konsiderojë atë përgjegjës për gjendjen e tij," i tha Sullivan CNN.

"Sa i përket masave konkrete që do të merrnim, ne po shqyrtojmë hapa të ndryshëm që mund të ndërmarrim, unë nuk do të njoftoj publikisht se cilat janë ato, por ne kemi përcjellë se do të ketë pasoja nëse Z. Navalny vdes," shtoi këshilltari i sigurimit kombëtar i Biden.

Reuters më parë njoftoi se Navalny është në një rrezik në rritje të dështimit të veshkave dhe shikimi i tij është dobësuar pas më shumë se dy javësh grevë urie.

Një kundërshtar i shquar i Presidentit rus Vladimir Putin, 44-vjeçari Navalny , filloi të refuzonte ushqimin më 31 mars, në protestë për të mos marrë kujdesin e duhur shëndetësor për shkak të dhimbjeve akute në këmbën dhe shpinën.

Bashkëpunëtorët e Alexei Navalny njoftuan se ata planifikojnë të organizojnë demonstrata të Mërkurën , të cilat shpresojnë të jenë protestat më të mëdha në rrugë në historinë moderne ruse, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen për shëndetin e Navalnyt dhe shkeljen e të drejtave të tij.

"Gjërat po zhvillohen shumë shpejt dhe po shkojnë në drejtimin e gabuar," shkruajnë ata në faqen e internetit të Navalny, ku njoftuan një plan për protestat kombëtare. "Ne nuk mund të presim dhe të shtyjmë më tej. Një situatë ekstreme kërkon vendime ekstreme ".

Protestat, të cilat autoritetet i konsiderojnë të paligjshme dhe të cilat u shpërndanë me dhunë nga policia më parë, janë planifikuar për të njëjtën ditë kur Presidenti Vladimir Putin mban një fjalim vjetor mbi gjendjen e vendit para përfaqësuesve të elitës politike ruse.

Sindikata e mjekëve rusë njoftoi se Navalny është në një gjendje kritike, duke iu referuar testeve që treguan se veshkat et ij janë shumë të dëmtuara.

Përfaqësuesit e burgjeve thonë se ata i ofruan Navalny kujdesin e duhur mjekësor, por që opozita refuzoi dhe këmbëngul që ai të trajtohet nga një mjek jashtë sistemit të burgut, e cila është një kërkesë që autoritetet e refuzuan.

Ambasadori rus në Britani tha në një intervistë me BBC të Dielën se Navalny po përpiqej të tërhiqte vëmendjen e publikut, por që Moska do të kujdesej për të mbajtur gjallë opozitën.

"Ai nuk do të lejohet të vdesë në burg, por mund të them se z. Navalny po sillet plotësisht si një huligan," tha ambasadori Andrej Kelin. "Qëllimi i tij është të tërheqë vëmendjen."