Boris Johnson del kundër: Superliga e Europës është shumë e dëmshme për futbollin

“Planet për një superligë evropiane do të ishin shumë të dëmshme për futbollin dhe "ne mbështesim autoritetet e futbollit në marrjen e masave", thotë Boris Johnson.

Kryeministri britanik shkroi në Twitter se propozimet "do të godisnin në zemër të lojës së brendshme dhe do të shqetësojnë tifozët në të gjithë vendin".

Ai shtoi: "Klubet e përfshira duhet t'u përgjigjen tifozëve të tyre dhe komunitetit të gjerë të futbollit para se të ndërmarrin ndonjë hap tjetër".

Gjashtë skuadra angleze pritet të jenë pjesë e planeve për super-ligën evropiane, me një njoftim që pritet së shpejti, shkruan Sky News. Ndër klubet angleze të përfshira janë: Liverpool, Manchester United, Arsenal dhe Chelsea.

Projekti po lançohet për të rivalizuar formatin e UEFA-s në Champions League, i cili aktualisht dominon futbollin evropian.