Interi ndalet në barazim përballë Napolit

Ka përfunduar pa fitues përballja mes Napolit dhe Interit.

Zikaltrit me vështirësi barazuan 1-1 në transfertë ndaj Napolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A.

Ishte portieri Samir Handanovic që shënoi autogol në përpjekje për të ndalur goditjen e Insignes (36′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Gjatë fraksionit të dytë të lojës, Interi barazoi rezultatin me anë të mesfushorit Christian Eriksen. Në minutën e 55’ danezi shënoi supergol duke lëshuar një ‘raketë’ nga distanca.

Pas këtij barazimi, Inter mban kreun e Serisë A me 75 pikë, kurse Napoli renditët në vendin e pestë me 60 pikë.