I papërmbajtshëm Mërgim Berisha, shënon në fitoren ndaj LASK

Ylli kosovar, Mërgim Berisha vazhdon shkëlqimin te Red Bull Salzburg.

Kosovari që është pjesë e Gjermanisë U21 ka shënuar gol në ndeshjen e fundit ndaj LASK. Bërisha gjeti golin në minutën e 87-të, ndërsa pas tij realizoi edhe shoku i skuadrës, Okafor.

Salzburg qëndron në krye me 35 pikë, 9 më shumë se Vienna që mban vendin e dytë, kurse Berisha këtë sezon në Austri ka shënuar 10 gola dhe asistuar 5 herë.