Ramës i doli publikisht patronazhisti/ Bejtja: Nuk keni luajtur mendsh të votoni Vuçiçin

Gazetari dhe analisti Andi Bejtja ka komentuar shkurt deklaratën e Aleksandër Vuçiç, i cili haptas nga Beogradi u përpoq të bënte fushatë për Edi Ramën.

Sipas Bejtjes, Vuçiç doli publikisht si patronazhist i Ramës.

‘Është e thjeshtë: Edhe Ramës i doli publikisht patronazhisti vet Aleksandër Vuçiç ... dhe ai e shpalli votën e tij për Edi Ramen.

Edhe ju që keni votuar deri dje për Rilindjen nuk besoj të keni luajtur mendsh që në datën 25 të votoni Vuçiçin’, - shkruan Andi Bejtja në Facebook.