Pakistan/ Merren peng shtatë oficerë policie

Gjatë një proteste në Pakistan, të organizuar për arrestimin e një prej liderëve të tyre, protestuesit morën peng shtatë oficerë policie.

Lideri i tyre, i cili u burgos për kërkesën e dëbimit të ambasadorit francez nga Pakistani, ishte shkaku kryesor i protestës.

Protestat kundër Francës janë mbajtur në disa qytete Pakistaneze që nga e hëna. Ambasadori francez, u bëri thirrje qytetarëve francezë në Pakistan që të largohen përkohësisht nga vendi.

Policia deklaroi se anëtarët e TLP-së, mbanin peng shtatë oficerë policie dhe se ekzistonte mundësia që të kishte më shumë pengje.

Fushata kundër Francës, u nis nga TLP, disa muaj pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, mbrojti lirinë e shprehjes dhe të drejtën e së përjavshmes satirike Charlie Hebdo, për të botuar karikaturat rreth profetit mysliman Muhamed.