Uroj shëndet për Ramën, para ka burgim të gjatë

Më dridhet zemra kur shoh Ramën këto ditë t’i merret fryma.

Më ngjet si ajo makina në metrat e fundit kur ngec nga që i mbarohet benzina. Kur më pyesin shokët, pse shqetësohesh, le të shkojë në hale të gomerëve, ua kthej:

-Vëllezër, e keni gabim. Ne duhet të lutemi që ai të gëzojë shëndet të plotë. Të lutemi mos i merret fryma dhe zemra t’i rrahë si e një djaloshi.

Ndërsa qeshin me mua, u them:

-Nuk e kam me shaka. Para Ramës shtrihet një burgim i gjatë, një dënim që s’matet me vite, por me jetë. Me aq dëme sa ka bërë ky njeri duhet të ketë katër jetë që të shlyhet me ne. Ndaj marrtë dhe nga ditët tona veç t’i harxhojë në burg.

Sa mbaroj këtë arsyetim miqtë e mijë bien dakord me mua. Dhe ia nisin fajeve të tij:

-Dyfishoi borxhin publik.

-Dëboi rininë nga atdheu.

-Ktheu vendin ne Kanabisland.

-Shpërdoroi çdo vit nga 1 miliard euro.

-Buxhetin e bëri pishinë ku lahen oligarkët.

-Gjykatat i kapi për gryke.

-Investimet e huaja zero.

-Ekonomia në greminë.

-Arsimi u fik.

-Shëndetësia u zhduk.

-Të drejtat e njeriut u nëpërkëmbën keqazi.

Ndaj të lutemi shqiptarë. Të lutemi që Edi Rama të gëzojë shëndet e buzëqeshje se ndryshe do lerë pa plotësuar dënimet që e presin për dëmet kolosale që ka kryer.

Ama qysh tani e ka futur në xhep një diplomë Ginnesss: ‘I dënuari unik. Jo me dhjetëra vite, por me katër jetë.’

Lutuni shqiptarë. Që Rama të paguajë kokërr më kokërr katastrofat që prodhoi sundimi i tij arrogant, banal, grabitqar dhe injorant.