Kina dhe SHBA zotohen të ndryshojnë klimën

SHBA-ja dhe Kina, janë përkushtuar së bashku për trajtimin e ndryshimit të klimës.

I dërguari kinez i klimës, Xie Zhanhua dhe homologu i tij amerikan, John Kerry, kanë zhvilluar disa takime në Shanghai javën e kaluar.

“SHBA-ja dhe Kina janë të angazhuara për të bashkëpunuar me njëra-tjetrën dhe me vendet e tjera për të trajnuar krizën e klimës, e cila duhet të adresohet me seiozitetin dhe urgjencën që ajo kërkon.”, thuhet në deklaratë.

Zhanhua dhe Kerry, ranë dakort për veprime të mëtejshme specifike për të ulur emetimet.

Presidenti amerikan, Joe Biden, po zhvillon një samit virtual të klimës këtë javë.

Ende nuk dihet nëse presidenti kinez, Xi Jinping, do të bashkohet me udhëheqësit botërorë të cilët janë zotuar të marrin pjesë.