Mashtrimi i Ramës/ E mbush avionin në Rinas dhe ulet në aeroportin e Kukësit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Për efekte propagande elektorale, ku jemi vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Edi Rama ka ofruar shfaqjen e radhës.

Pasi këmbënguli për disa kohë që do të sillte një avion me kuksianë nga Londra, i ka dështuar plani, pasi kuksianët nuk kanë udhëtuar me avion.

Avioni ka pasur pak pasagjerë nga Londra dhe shumica e tyre janë ngritur në mjetin fluturues në Rinas.

Por për të çuar deri në fund fasadën e tij, Rama e ka mbushur avionin në Rinas dhe është ulur në Kukës, ku ka organizuar dhe shfaqjen e radhës.

Aeroporti i Kukësit, i hapur përgjysmë, pasi punimet do të vazhdojnë edhe pas uljes së avionit të parë, është thjeshtë një linjë e brendshme, Rinas-Kukës, pasi Ramës i dështoi të bëjë një udhëtim ndërkombëtar.

Qytetaret qe udhetuan nga Londra ne Tirane