Humbën jetën 400 mijë njerëz, Siria do të mbajë zgjedhjet presidenciale në maj

Parlamenti sirian njoftoi se muajin e ardhshëm do të mbajë zgjedhjet presidenciale.

Presidneti sirian Bashar al-Assad, nuk pritet të përballet me opozitë serioze, pavarësisht konfliktit dhe krizës ekonomike.

Pas 10 vitesh luftë, Siria kontrollon pjesën më të madhe të shtetit. Si pasojë e luftës kanë vdekur rreth 400,000 persona dhe gjysma e sirianëve janë shpërngulur.

Zgjedhjet për pozitën e presidentit, me mandat shtatëvjeçar, do të mbahen më 26 maj, ka thënë kryeparlamentari, Hamounda Sabbagh.

Këto janë zgjedhjet e dyta që mbahen në këtë shtet gjatë luftës civile. Në zgjedhjet e fundit, të mbajtura më 2014,  të konsideruara nga opozita, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, si jodemokratike dhe joligjore, Assad ka fituar 92 për qind të votave.

Për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2014, pas disa dekadash, dikush tjetër përveç familjes Assad është lejuar të garojë për president të Sirisë. Megjithatë, të dy kandidatët nuk kanë qenë të njohur dhe kanë fituar pak vëmendje.