Bayern nuk e miraton kërkesën e Flick për t'u larguar në fund të sezonit

Divorci midis trajnerit bavarez dhe drejtuesve është regjistruar praktikisht. Të shtunën, tekniku gjerman njoftoi se ai dëshironte të largohej nga klubi në fund të sezonit, dhe kjo u tha në publik. Zyrtarët e Bayern nuk ishin vënë në dijeni të kësaj dalje mediatike, sipas mediave lokale. Këtë të dielë, Bayern donte të thonte fjalën e tyre dhe ta mohonin këtë informacion.

"Të shtunën, Hansi Flick, trajneri i Bayern, informoi publikun për dëshirën e tij për t'i dhënë fund kontratës së tij, e cila zgjat deri në qershor 2023, para fundit të sezonit aktual. Hansi Flick kishte shprehur dëshirën  për t'u larguar nga Bayern Munchen që javën e kaluar. Hansi Flick dhe Bayern kanë rënë dakord të përqendrohen në ndeshjet kundër Wolfsburg, Bayer 04 Leverkusen (20 Prill) dhe 1.FSV Mainz 05 (24 Prill) në mënyrë që të mos prishin fokusin e plotë të të gjithë klubit në këto tre të rëndësishme ndeshje. Bayern nuk e miraton komunikimin e njëanshëm të Hansi Flick dhe do të vazhdojë diskutimet siç është rënë dakord pas ndeshjes në Mainz, " tha klubi në një deklaratë zyrtare.