Mesazhi që fshihej pas varëses me perla të Kate Middleton

E gjitha me të zeza, Kate Middleton i dha një tjetër pamje veshjes së saj në ceremoninë e varrimit të princit Philip përmes varëses me perla e diamantë dhe vathëve, duke ruajtur si gjithmonjë elegancën.

Kate zgjodhi bizhuteritë e mbretëreshës për veshjen e saj soleme: vathë me margaritarë dhe një varëse me perla dhe diamantë, e cila më parë është përdorur edhe nga vjehrra e ndjerë, Lady Diana.

Varësja, e cila iu dhurua mbretëreshës nga qeveria japoneze, nuk ishte një zgjedhje krejt rastërore.

Kate, më parë e ka huazuar për festën e 70-vjetorit të mbretëreshës dhe princit Philip në vitin 2017. Duke marrë parasysh këtë ngjarje, nuk është çudi që Kate i zgjodhi për të nderuar dukën e Edinburgh-ut dhe lidhje e tij të veçantë me mbretëreshën.

Edhe vathët kanë domethënie, pasi iu dhuruan mbretëreshës nga Hakim ii Bahreinit si një dhuratë pas martesës së saj me princin Philip.