Arrestohet një grua topless në varrimin e Princit Philip

Një grua topless u kap nga policia në funeralin e Princit Philip të Shtunën pasi ajo ndërpreu ceremoninë e Princit të ndjerë.

Protestuesja e paidentifikuar vrapoi  duke bërtitur "shpëtoni planetin" ndërsa turma fshiu lotët pas një momenti heshtje një minutë për Princin e vdekur. 

Ajo gjithashtu u përpoq të ngjitej në statujën e Mbretëreshës Victoria të vendosur jashtë kishës.

Disa dashamirës u paraqitën dhe vëzhguan shërbimin nga larg ndërsa vetëm 30 anëtarë të ngushtë të familjes dhe miqtë ishin ftuar në funeral,  për të qenë korrekt me kufizimet e COVID-19.

Princi Philip, Duka i Edinburgut, vdiq më 9 prill në moshën 99 vjeç.

Princat, Harry dhe William marshuan solemnisht, por jo krah për krah në ceremoni. 

Më pas, ata u panë duke biseduar me njëri-tjetrin në mënyrë miqësore pas mbi një viti tensioni të raportuar.