Pas fjalimit në Tropojë, Basha vendos lule te busti i Azem Hajdarit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të dielë ka zhvilluar takim elektoral në Tropojë, ku edhe u prit me brohoritje e daulle nga mbështetës të kësaj force politike.

Basha pas fjalimit që mbajti përballë qytetarëve në Tropojë vendosi lule te busti i Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.

Ndërkohë në këtë takim kryedemokrati i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 9 për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, ndërsa shtoi se koha e premtimeve të pambajtura të kryeministrit Edi Rama ka mbaruar.