Kategoria Superiore/ Detaje nga tre përballjet e ditës së sotme

Sot do të luhen 3 sfida të javës së 28 të Kategorisë Superiore.

Me fillim nga ora 13:00, do të zhvillohet në stadiumin “Loni Papuçiu”, takimi Apolonia-Vllaznia.

Më pas në orën 16:00, do të luhen 2 ndeshje, ajo midis Skënderbeut dhe Teutës, që rikthehet të luhet përsëri pas 4 ditësh, ku Skënderbeu u kualifikua për në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë.

Dhe ndeshja tjetër e orës 16:00, do të jetë ajo mes Laçit dhe Bylisit.

Sfidat e ditës së sotme në katergorinë superiore: