VIDEO/ Nga Saranda në Tropojë, Lulzim Basha thyen rekordin, shkon në 9 qytete nga jugu në veri

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në Tropojë, duke përfunduar turin e tij ‘9 qytete’ të nisur mëngjesin e sotëm në Sarandë.

Ky tur është një rekord përsa i përket një fushate politike, pasi asnjë lider politik nuk e ka bërë një gjë të tillë në Shqipëri më parë.

Basha ka zhvilluar 9 takime në 9 qytete nga jugu në veri, nga ku ka marë fuqinë dhe optimizmin, se në 25 prill shqiptarët do votojnë për numrin 9, Partinë Demokratike, do votojnë për ndryshimin./ A.Z/