‘Rama foli për çdo gjë, vetëm për Gjirokastrën nuk tha asgjë’/ Të pranishmit në stadium, ‘harruan’ ta duartrokisnin

Vizita e radhës e kryeministrit Rama ishte qyteti i Gjirokastrës, ku qytetarët e pranishëm u detyruan të dëgjonin pafund broçkulla për gjithçka dhe gjithkënd, por vetëm për ta nuk tha asgjë.

E filloi me portin e Durrësit e të Sarandës, foli për aeroportin e Kukësit e Vlorës, u afrua deri në fshatin Kuç të Vlorës e Tepelenës, por vetëm për Gjirokastrën nuk tha asgjë fare.

E vërteta është se Rama dhe rilindja, jo se nuk donte, apo se sdinte, por nuk ka se çfarë tu ofrojë me Gjirokastrës dhe gjirokastritëve.

Fjalët thonë se ndoshta ngaqë u pezmatua nga pritja e ftohtë e publikut të detyruar, të cilët gjatë gjithë fjalës së Ramës, ‘harruan’ ta duartrokisnin.