VIDEO/ Kryemadhi në Fier, pritet nga qindra simpatizantë, e shoqërojnë me makina

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është pritur në mënyrë të jashtëzakonshme, në autostradën Vlorë-Fier.

Me qindra simpatizantë e kanë shoqëruar Kryemadhin me bori makine, duke shprehur edhe njëherë entuziazmin që po përshkon fushatën e opozitës.

Kryemadhi pati një takim ditën e sotme në Vlorë, ku në krah të numrit 1 në listën e këtij qyteti, Luan Rama, u shpreh optimiste për katër mandate në qarkun e Vlorës.