Dy elbasanllinj tmerrohen në Kuçovë, 32-vjeçari iu turret me sëpatë, ndërhyn Policia

Dy të rinj nga Elbasani kanë parë tmerrin me sy nga brenda makinës së tyre kur një sëpatë iu ka vrëngëllyer përpara fytyrës dhe ka goditur mbi xhamin e përparmë.

Sulmi ndodhi në fshatin Magjatë të Kuçovës dhe fatmirësisht, S.Sh 24 vjeç dhe K.rr 20 vjeç arritën t’ia mbathnin në kohë për të shpëtuar kokën.

I tmerrshmi me sëpatë që nuk dihet për ç’arsye ishte tërbuar ndaj tyre sa t’u turrej për t’i vrarë me sëpatë ishte M.L, 32 vjeç, banor i fshatit Magjatë.

Policia e Kuçës njoftoi se e arrestoi sulmuesin 32-vjeçar dhe tregoi se ndaj tij rëndojnë tashmë d yakuza”” “Arrestimi i M.L u bë pasi në fshatin Magjatë ka kanosur me sëpatë si dhe u ka thyer xhamin e mjetit, shtetasve S.Sh., 24 vjeç dhe K.Rr., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Kanosja”.”