Edi Rama sot miting në Gjirokastër, administrata detyrohet që të firmosë për pjesëmarrjen!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka denoncuar se kryeministri Edi Rama ka mbledhur me firma, prezencën e administratës së Gjirokastrës nesër në mitingun e PS-së. Gjatë një aktiviteti politik, Kryemadhi është shprehur se edhe vetë kreu i shtetit e ka kuptuar se është në ikje.

“Tek vinim tani rrugës më thotë Vangjeli që nesër lartmadhnia paska takimin në orën 4 pasdite dhe ka marrë të gjithë administratën me firma për të qenë prezent. Ai nuk është as lartmadhni, as poshtëmadhni. Ai është një në ikje, i cili shkatërroi familjet shqiptare, shkatërroi ekonominë shqiptare, shkatërroi të rinjtë shqiptarë, që i largoi nga Shqipëria dhe aq më shumë po shkatërron çdo ditë e më shumë identitetin tonë”, tha Kryeamadhi.