Grekët injorojnë COVID-19, muzikë dhe alkool deri në orët e vona

Edhe pse janë regjistruar mbi 3000 raste në ditë siç duket të rinjtë grek janë mërzitur nga masat e ashpra të marra nga qeveria greke.

Një situatë e pabesueshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në sheshin Kypseli, në lagje në Athinën qendrore.

Në videot e publikuara në mediat sociale shihen qindra njerëz të mbledhur në një festë me DJ dhe pije.

Situata në shesh duket kaotike, me turmën që injorojnë masat anti-covid dhe shijojnë muzikën.

Sipas mediave greke mbrëmja u organizua nga disa dhe lajmi u përhap menjëherë.

Argëtimi filloi pak para mesnatës së së premtes dhe zgjati me orë të tëra.