Leipzig ndalet nga Hoffenheim, i bën nder Bayernit

Ndeshja e parë e kësaj jave të 29-të të Bundesliga-s ishte mes Leipzig dhe Hoffenheim. Skuadra e Julian Nageslmann kishte mundësin t’i afrohej Bayern-t nëse do të fitonte, por ata nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0. Leipzig realizoi në minutat e fundit, por VAR i mohoi Poulsen-it një gol për një prekje me dorë.

Përkundër një dominimi të madh dhe zotërimit të topit, Leipzig-ut i mungonte saktësia në metrat e fundit dhe shumë rrallë arrinte të shqetësonte mbrojtjen kundërshtare. Tani ka një hendek prej 4 pikësh me udhëheqësin bavarez. Hoffenheim zë vendin e 11-të.