Balotelli rikthehet sërish në krahët e brazilianes

Përsëri dashuri mes futbollistit Mario Balotelli dhe brazilianes Dayane Mello.

Për momentin, çifti po e mban të fshehtë, por prej javësh po flitet për një flirt mes të dyve, të cilët kanë qenë të dashur edhe në të kaluarën.

Lajmin e konfirmon edhe revista italiane “Chi”.

“Sot ata u bashkuan dhe filluan një histori dashurie nga e para, larg kamerave. Këtë herë lojtari ka qëllime serioze”, shkruan e përjavshmja italiane.