‘Preferon LSI-në, por ka votuar PS-në’/ Zbulohet, ja kush është patronazhistja e Metës

Tashmë është zbuluar edhe patronazhistja rilindase e Presidentit Meta.

Ajo është Serjana Ferhati, dhe e ka regjistruar Presidentin Meta si votues të Partisë Socialiste në vitin 2013.

Sipas patronazhistes, Presidenti Meta preferon LSI-në si parti edhe pse në vitin 2013 ka votuar Partinë Socialiste.

Vetë Meta tha një ditë më parë se e dinte cila ishte patronazhistja e tij dhe se e përqafonte shumë fort.