‘I çmendur për PD, do e mbajmë...’/ Studiuesja: U bënë miliona fuksa

Lista e të dhënave personale të qindra-mijëra shqiptarëve po bën xhiron e rrjetit. Gjithkush po mëson se si është vëzhguar nga pushteti i Edi Ramës dhe Erion Veliaj.

Të ashtuquajturit ‘patronazhistë’ bëjnë edhe shënime të çuditshme te personat që mbikëqyrin.

“Edhe pse ka marrë legalizimin, është i çmendur për PD, do mundohemi ta mbajmë në shtëpi ditën e votimit,” thuhet në një prej këtyre komenteve që ka bërë shumë bujë.

Studiuesja dhe pedagogia Jonila Godole e komenton kështu:

“Nga 90 mije "fuksa" plus punëdhënësit e tyre që kishim para një jave, sot janë bërë miliona. Por për të qeshur nuk është hiç fare. Shikoni shënimin më poshtë nga Patronazhisti i një qytetari dhe kuptoni ku jemi”.