Në Spanjë e bëjnë të kryer: Sergio Ramos ka vendosur të largohet nga Real Madrid

Disa javë para përfundimit të kontratës me Real Madrid, Sergio Ramos ende nuk ka njoftuar zyrtarisht zgjedhjen e tij. Sipas “El Larguero”, mbrojtësi 35 vjeçar ka zgjdhur të mos e vijoj aventurën me klubin nga kryeqyteti spanjoll, pasi ka marrë një ofertë më të mirë, pa specifikuar nga cili klub ka ardhur.

Sipas programit të radios “Cadena SER” , drejtuesit e klubit madrilen tani janë të bindur se e kanë humbur Sergio Ramos. Qëllimi i tyre tani është të rinovojnë kontratën e Nacho, e cila përfundon në 2022 dhe thuhet se është në rrugën e duhur. Në lidhje me Eder Militao, vendimmarrësit në “Casa Blanca” tashmë kanë vendosur që ai do të qëndrojë .