Ndahet nga jeta ylli i Peaky Blinders dhe Harry Potter, Helen McCrory

Helen McCrory, ndahet nga jeta pas 'betejës heroike' me kancerin, lajmëroi bashkëshorti i saj, Damian Lewis.

Aktorja, e cila luajti Polly Grey në Peaky Blinders dhe Narcissa Malfoy në Harry Potter, vdiq në shtëpi e rrethuar nga 'paqja dhe dashuria'.

Damian ndau lajmin e hidhur me fansat lajmin në “Twitter” duke thënë:

“Jam zemërthyer për të njoftuar se pas një beteje heroike me kancerin, gruaja e bukur dhe e fuqishme , Helen McCrory ndërroi jetë e qetë në shtëpi, e rrethuar nga një valë dashurie nga miqtë dhe familja.”

“Ajo vdiq siç jetoi. Pa frikë. Zoti e di sa e duam dhe sa me fat jemi që e kemi pasur në jetën tonë. Ajo ndriçonte. Shko tani, e vogla ime në qiell dhe faleminderit.”, tha ai.