Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Kampionatin Europian

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Portugali.

Në finale 24 vjeçarja do të përballej me xhudisten ukrainase Daria Bilodid. Krasniqi e fitoi duelin me IPPON pasi ukrainasja u dëmtua dhe nuk mundi të paraqitej në finale.

Distria arriti në finale duke mposhtur në çerekfinale, izraeliten, Shira Rishony dhe në gjysmëfinale triumfoi ndaj ruses, Sabina Giliazova.