Lampard kandidat për stolin e kombëtares angleze

Frank Lampard është në mesin e kandidatëve për stolin e ekipit kombëtar Under 21 të Anglisë pas lamtumirës së Aidy Boothroyd .

Ish-trajneri i Chelsea është kandidati i dytë për stolin e kombëtares angleze pas Justin Cochrane, aktualisht trajner i U 17.

Ndër kandidatët e tjerë për stolin e U21, ish-trajneri i Bournemouth, Eddie Howe, ish-Sheffield United Chris Ëilder dhe vëllezërit Gary dhe Phil Neville. John Terry dhe Michael Carrick janë në listë.