A doni të firmosni me Haaland? Sulmuesi norvegjez kërkon pagë faraonike

A e doni Haaland? Vendosni në pjatë një pagë prej 35 milionë eurosh neto në sezon". Është përgjigjja, raporton 'Goal.com', që Mino Raiola dhe babai i Erling Braut Haaland i dhanë një klubi të Premier League disa ditë më parë kur patën një takim mes tyre në Londër.

Më shumë se Cristiano Ronaldo dhe madje edhe më shumë se Neymar, bombarduesi norvegjez ka pretendime shumë të mëdha ekonomike. Të gjitha klubet më të rëndësishme janë në gjurmët e tij, nga Real Madrid në Bayern duke kaluar nëpër Barcelonë dhe Premier League. Sidoqoftë, nëse kërkesa për rekrutim mbetet kjo, duke llogaritur edhe paratë që do të përdoren për ta blerë nga Dortmund, operacioni i Haaland do të ketë mundësi të kryhet nga shumë pak klube.