Maqedoni e Veriut/ 31 viktima dhe 908 raste të reja me Covid

Vijon të mbetet i lartë numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Në 24 orët e fundit 31 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 3,616 teste të realizuara, 908 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid.

Ndërkohë 732 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm në 121,439 të shëruar.