VIDEO/ Rama ka frikë edhe në Berat. Qyteti në shtetërrethim prej disa orësh

Ardhja e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në qytetin e Beratit, ku po zhvillon një takim elektoral, ka bllokuar rrugët e qytetit.

Në çdo aks të qytetit janë parë radhë të gjata kilometrike makinash dhe makina të bllokuara në çdo rrugë, në pritje për të qarkulluar.

Ndërsa në pedonalja ku pritet të zhvillohet takimi elektoral është i mbushur plot e në pritje të Ramës, të gjitha rrugët e qytetit janë të mbushur ngado me efektivë të shumtë policie.

Pamja që po ofron qyteti i Beratit prej rreth 30-minutash të jep përshtypjen e një shtetërrethimi, ku gjithçka ka ngecur në vend në pritje të kalimit të eskortës së kryeministrit Rama.