Distria Kransiqi i siguron medalje Kosovës, kalon në finale

Distria Krasniqi ka kaluar në finale në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.

Xhudistja nga Kosova e mundi në gjysmëfinale rusen, Sabina Giliazova. Ajo tashmë ka siguruar medalje në turneun e Lisbonës, tani do të luftojë për të artën.

Distria në çerekfinale të kategorisë deri 48 kilogramë, para ruses Sabina Giliazova, xhudistja shqiptare arriti falë fitoreve ndaj italianes Francesca Giorda dhe izraelites Shira Rishony, ndërsa në raundin e parë e kaloi pa luftë.