?Leipzig kërkon të mbajë hapin e Bayernit, sot luan kundër Hoffenheim

Bundesliga gjermane rikthehet sot me një ndeshje interesante e vlefshme për javën e 29-të, ku RB Leipzig pret në “Red Bull Arena” skuadrën e Hoffenheim.

Leipzigu do të synojë që të mbajë hapin me liderin Bayernin, ku pas 28 ndeshjeve ndodhet në vendin e dytë, me 60 pikë, 5 pikë më pak se Bayerni.

Ndërkaq, Hoffenheim pas 28 javësh zë vendin e 12 në tabelë, me tetë fitore, shtatë barazime dhe 13 humbje, duke kështu arkëtuar 31 pikë.

Të dy trajnerët do të kenë probleme me mungesa, ku tek Leipzigu nuk do të paraqiten Hëang Hee-Chan, Kluivert dhe Laimer. Në anën tjetër tek Hoffenheim lista e mungesave është e gjatë, dhe në këtë ndeshje do të mungojnë Adamyan, Akpoguma, Bicakcic, Gacinovic, Geiger, Hubner, Stafylidis dhe Vogt.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave:

RB Leipzig (3-4-2-1): Gulacsi; Konate, Upamecano, Orban; Adams, Sabitzer, Kampl, Angelino; Nkunku, Olmo; Sorloth.

Hoffenheim (3-4-1-2): Baumann; Posch, Grillitsch, Richards; Kaderabek, Rudy, Samassekou, Sessegnon; Baumgartner; Bebou, Kramaric.